Dëshira e Tiranës në merkato vendos të ardhmen, Jahmir Hyka firmos në Kinën e largët

Jahmir Hyka ishte dëshira e Tiranës, por duket se futbollisti shqiptar e ka bërë zgjedhjen e tij për të ardhmen. Mesfushori i Kombëtares kuqezi ka firmosur në Kinën e largët për të vijuar karrierën e tij pas përfundimit të bashkëpunimit me Nes Tziona në Izrael. Tashmë Hyka zgjedh një tjetër kontinent për të luajtur, Azinë, teksa më parë ka zhvilluar karrierën e tij në Europë dhe Amerikë.

Lojtari shtatshkurtër ka nënshkruar për Guizhou Hengfeng, pjesë e të cilëve do të jetë deri në 31 dhjetor të vitit 2021. Jahmir Hyka ka shkuar te skuadra kineze me parametra 0, ndëra do të përpiqet që me aftësitë dhe eksperiencën e gjerë të tij të ndihmojë sa më shumë klubin në objektivat e vendosur për sezonin. Gazetari Miao Yuan bën gjithashtu me dije se tashmë mesfushori shqiptar ka nisur të aplikojë për t’u pajisur me vizë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online