Skuadra e Bylisit vijon merkaton në kuadër të sezonit të ri. Afrimi më i fundit i klubit mallakastriot është Eltun Turabov. Futbollisti është një produkt i akademisë së Karabak dhe së fundmi është aktivizuar me klubin e premier ligës azere, Sabah.
Futbollisti 22-vjeçar aktivizohet më së shumti si mesfushor qendre, por mund të përshtatet edhe si qendërmbrojtës. Turabov ka qenë pjesë e rregullit e kombëtares U21 të Azerbajxhanit gjatë dy viteve të fundit.
Njoftim i klubit
Eltun Turabov, ish-lojtar i Karabakut zyrtarisht pjese e Bylisit. Turabov eshte nje goditje pasi vjen nga Superliga e Azerbajxhanit ku eshte cilesuar si nje nga lojtaret me te talentuar dhe perspektive! Turabov vjen ne Ballsh nga klubi Sabah, fale marredhenieve te mira te menaxherit te mirenjohur Luan Kadriu me presidentin e klubit, Besnik Kapllanaj!
Turabov eshte nje nga lojtaret azerbajxhanas me perspektive dhe aktualisht pjese e U-21 te shtetit te tij!