Meritë për rritjen e futbollit shqiptar/ Universiteti “Marin Barleti” akordon çmim për Armand Dukën

Një nga universitetet më në zë në Shqipëri, “Marin Barleti” njofton se gjatë ditës së nesërme do të ketë një ceremoni nderi për Presidentin e FSHF, Armando Duka.  Universiteti ka si pjesë të studimeve edhe akademinë e sporteve pikërisht edhe nga vjen çmimi “Barleti” për presidentin Duka, me motivacionin mbi meritat e mëdha në menaxhim sportive dhe rritjen e reputacionit të futbollit shqiptar.

Çmimi në fjalë vjen pak ditë para inagurimit të impiantit më të madh sportive në vend siç është “Arena Kombëtare”. Në kuadrin e rindërtimit të stadiumeve dhe përmirsimit të kushteve, Federata ka njoftuar përfundimin e punimeve, së fundmi për stadiumin “Loni Papuçiu”, në qytetin e Fierit. Ndërkohë  rikonstruktimit i është nënshtruar edhe stadium i Kukësi “Zeqir Ymeri” si dhe të tjera ambjente sportive.

Një vëmendje i është kushtuar edhe rritjes së akademive ku Federata ka njoftuar pak kohë më parë se ekipet më të mira do të kenë shpërblime të majme për performancën e tyre vjetore. Lidhur me këto përkrahje dhe të tjeta mundësi shërbimi ndaj futbollit në vend, Universiteti “Marin Barleti” shpreh mirënjohjen në aspektin sportive nëpërmjet këtij çmimi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *