“Meqë është profesori im, nuk po e çoj në gjyq”! Andi Lila për Agustin Kolën: Shpif, ndoshta i ka mbetur hatri

Nga Klaudio Ndreca

Së fundmi një polemikë e re ka ardhur në futbollin shqiptar, ndërsa kemi pasur disa deklarata thumbuese në distancë mes Andi Lilës dhe Agustin Kolës. Ky i fundit u shpreh i zhgënjyer nga puna e lojtarit bardheblu që ka bërë në krye të Sindikatës së Futbollistëve Shqiptarë. Sipas Kolës jo gjithçka rrotullohet rreth lekut, ndërsa ajo Sindikatë nuk përfaqëson interesat e futbollistëve. Kjo ka qenë mënyra sesi është shprehur ikona e futbollit shqiptar, duke treguar madje se një lojtar i Kategorisë së Parë paguante 250 mijë lekë të vjetra për t’u anëtarësuar.

Gjithsesi një reagim për këtë e ka bërë edhe Andi Lila. Në një intervistë për “Panorama Sport”, futbollisti i Kombëtares u shpreh se të gjithë fjalët e Kolës janë shpifje, por do të shpëtojë nga seanca gjyqësore duke e ditur se ka qenë profesori i tij.

“Kjo ështe një shpifje e pastër por duke qënë se është thënë nga profesori im, Agustin Kola, sigurisht që nuk do e ndjek në rrugë gjyqësore. Sipas Statutit të Sindikatës të miratuar nga gjykata, regjistrimi në Sindikatë është pa PARA. Ndërsa kuotizacioni për anëtaret e Sindikatës është 10 000 lekë në vit Kategoria Superiore dhe 5 000 lekë në vit Kategoria e Parë.

Nuk e di, nëse mund të quhet kritikë nëse nuk ka as 1% të vërtetë në të. Mos ndoshta profesorit i ka mbetur hatri për ndeshjen e bamirësisë. Bile për të qënë plotësisht i sinqertë, për sa e njoh unë profesorin dhe për mardhënien që kam me profesorin që nga koha që ka qënë trajner tek Tirana, nuk mendoj se është profesori personi që mund të shkruaj një shpifje”, ka thënë Lila. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *