E fundit/ Përfundon mbledhja me krerët e Superiores, FSHF vendos datën e fillimit të kampionatit

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar ditën e sotme një takim me presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore, ku është diskutuar mbi opsionet e rifillimit të sezonit të lënë përgjysmë. Mbledhja ka përfunduar pak momente më parë dhe palët kanë rënë dakort edhe për datën në të cilën do të zbresin sërish në fushë për të luajtur ndeshjet e mbetura. Kështu në 3 qershor do të mund të shohim sërish klubet se Superiores, të cilat kanë edhe 10 takime deri në fudn për të zhvilluar.

Një datë e favorshme kjo që u jep mundësinë lojtarëve të mos kenë një kalendar të ngjeshur përpara, si dhe të përfundojnë në kohë sezonin, brenda afatit të vendosur nga UEFA. Ndërkohë FSHF prej kohësh ka gati protokollin sanitar që duhet ndjekur nga të gjitha ekipet, të cilat tashmë janë njohur me të./Halit Delibashi-Sport Ekpsres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online