Mentor Mazrekaj me shumë gjasa do të kthehet në Superiore këtë janar. Natyrisht, fjala Superiore për të nënkupton Partizani, ku tjetër?
Mesfushori i njohur kaloi verën e shkuar nga Partizani të Prishtina në huazim, pasi bëhet fjalë për dy klube miq, që edhe më parë kanë bashkëpunuar në merkato. Jo gjithçka ka shkuar mbarë gjithsesi, sepse Mazrekaj nuk duket fort i preferuar nga trajneri Mirel Jos, raporton Gazeta Sheshi.
Për pasojë, Mazrekaj do të kthehet te Partizani, prej ku iku për shkak të formës së dobët fizike, por nëse tani është kthyer në maksimumin e vet, do të kthehej sërish në një nga yjet e skuadrës, edhe për faktin se është kthyer në drejtim Starova dhe ka marrë fund eksperimenti italian.