“Mendova për një karrierë më të mirë“, Doka pas largimit me trofe: Kur të kthehm përsëri do e marr titullin

Albi Doka ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Tiranës vitet e fundit, ku ka hipotekuar vendin në krahun e djathtë të mbrojtjes. Megjithatë futbollisti bardheblu do të lërë kryeqytetin për t’u nisur drejt Kroacisë, ku e pret ekipi i Goricës.

E ndarja erdhi në mënyrën më të mirë për të, teksa do të largohet me një trofe të fituar. Por ky ndoshta nuk do të jetë i fundit për të me bardheblutë, pasi në një prononcim për “RTV Ora”, Doka e lë të hapur një mundësi për një rikthim te Tirana në të ardhmen, për të fituar më pas sërish trofe.

“Kam gjithë këto vite te Tirana dhe kur isha te grupmoshat vetëm Kupën kisha fituar. Kampionat s’kisha fituar asnjëherë. Është një ndjesi tepër speciale për mua, gjithashtu edhe për shokët e mi. Mezi e kemi pritur këtë ditë dhe më në fund ia dolëm. Dolëm kampionë si Tirana që jemi.

Titulli i parë dhe i fundit me Tiranën? I fundit mos e thuaj, sepse unë mendova për një karrierë më të mirë dhe kur të kthehem përsëri do e marr titullin. Me pak fjalë me ardhjen e Egbosë cdo gjë ndryshoi. 17 ndeshje, 17 fitore dhe kjo është Tirana e madhe që duam të gjithë“, ka thënë Albi Doka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online