“Mendojnë se e fituam një herë dhe mbaroi”! Guardiola: Nuk mjaftohemi me një Champions, ne po fluturojmë në Europë

Reali i Madridit pret sot në mbrëmje Mançester Sitin në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Guardiola ka folur për mediat në prag të kësaj sfide dhe ka bërë të qartë se skuadra e tij nuk mjaftohet vetëm me një Ligë Kampionesh të fituar. Ai është shprehur se Siti po “fluturon” në Europë, ndërsa shton se beson te përsëritja e suksesit të vjetshëm në këtë kompeticion.

“Kemi më shumë se një dekadë që po fluturojmë në Europë. Tani jemi një klub që e përballon këtë kompeticion kundër ekipeve më të mira në botë. Por e bëjmë këtë prej një dekade dhe një dekadë nuk është e mjaftueshme për klubin tonë. Njerëzit thonë: ‘Tani që e fituat një herë, u krye’! Jo, nuk mjafton. Nëse e bëmë një herë, mund ta bëjmë përsëri”, ka deklaruar Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/