Mendjen te Tirana dhe vetë luajnë finale, ja sesi gjendja psikologjike te Partizani mund t’ia jap titullin bardhebluve para kohe

Në fillim u mendua se titulli i Superiores mund të vendosej në derbin mes Tiranës dhe Partizanit. Megjithatë bardhelutë kanë arritur që të shkëputen disi dhe të jenë më të qetë në distancë me të kuqtë.

Tashmë ana psikologjike rëndon ndjeshëm te Partizani. Këta të fundit janë duke menduar më tepër në një gabim të Tiranës dhe kjo i heq jo pak nga motivimi për ndeshjet e tyre të cilat janë si një finale edhe për kundërshtarin.

Përshembull, në këtë javë Partizani do të luajë kundër Erzenit në transfertë. Këta të fundit e kërkojnë fitoren me çdo kusht për të mos rënë nga Superiorja. E parë në këtë këndvështrim, titulli mund të shkojë në duart e Tiranës edhe nga gabimi i Partizanit, pa qenë e nevojshme që skuadra e Shehit të fitojë në të gjitha ndeshjet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *