Menaxheri i Kumbullës hesht kritikët: Nuk duhet ta besoni se do t’i luajë të gjitha te Roma

0

Marash Kumbulla nuk është duke përjetuar një moment të mirë tek Roma. Mbrojtësi shqiptar ka qëndruar disa ndeshje në stol pas infektimit nga COVID dhe pasigurtë i janë shtuar kur zgjidhet si titullar nga Foneska, ndryshe nga e kaluara, atëherë kur ishte i pakalueshëm.

Por si po shkon sezoni i Kumbullës te Roma? Menaxheri i tij, Gianni Vitali, ka heshtur kritikët. “Skema e loëjs mes Romës dhe Veronës nuk është e njëjta, por jam i bindur se Kumbulla mund të luajë edhe në të majtë. Trajnerët i besojnë shumë aftësitë sesi i menaxhon ndeshjet Marashi. Sezoni i tij është jashtëzakonisht pozitiv. Në këtë moment kur Roma po luan shumë ndeshje në pak kohë, nuk mendoj se mund ta besosh se do t’i luash të gjitha ndeshjet. Qëllimi është që të përmirësohesh në çdo ditë”, tha Vitali. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.