Menaxheri Adrian Aliaj flet për Mërgim Vojvodën te Torino: Ia doli si Cancelo i Manchester City

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Mërgim Vojvoda ka shkëlqyer në këto ndeshje të fundit të Serisë A. Trajneri Juric e ka përshtatur në krahun e majtë, megjithëse mbrojtësi shqiptar ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij në të djathtin. Por Vojvoda po rezulton më mirë në këtë rol të ri, duke dhënë asist në elitën e futbollit shqiptar. Në një intervistë për mediat italiane, menaxheri i tij Adrian Aliaj e ka krahasuar me Cancelon e Manchester City.

“Kur Juric filloi ta provonte në të majtë, folëm shumë për të së bashku. I thashë të merrte një shembull nga Cancelo i Manchester Cityt, një nga skuadrat më të forta në botë, i cili është djathtas, por di të përshtatet shumë mirë në të majtë, duke hyrë në fushë për të gjuajtur ose krosuar me këmbën e djathtë. Tani për tani ai po ia del mbanë”, tha Aliaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *