Memushaj-Gjimshiti, të vuash për “dy thërrime”

U deshën plot 3 muaj që të merrnin pikën e parë me Beneventon, teksa fitojnë aq sa një “top player” në Shqipëri. Por, kanë avantazh…

Plot 3 muaj në pritje të një buzëqeshje… Sa e vështirë do të ketë qenë për dy futbollistët e kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushaj dhe Berat Gjimshiti të cilët, ashtu sikurse gjithë grupi i Beneventos, në 14 javë të zhvilluara deri dje, meritonin të paktën të gëzonin në një rast. Por, mallkimi ishte aq i madh saqë janë dënuar vazhdimisht në fund të ndeshjes. Pikërisht fundi u shkrua ndryshe dhe përralla mori një ngjyrë të bukur.

Tashmë, askush nuk do t’i tallë më, ndoshta në grumbullimet e kombëtares së Shqipërisë, si ata që ende nuk e dinë se çfarë do të thotë të kesh pikë në renditje. Sepse, nga dje, falë Brinjolit, heroit të ditës dhe jo vetëm, mund të shohin më me optimizëm vijimin e sezonit.

Rroga modeste – Dhe të mendosh që te Benevento, skuadra e ndërtuar me një projekt ekonomik dhe pa shpenzime, përfitojnë aq sa në Superligën shqiptare merr një “top player”, si në rastin e Edgar Çanit te Partizani… Sepse, në sajë të listës që kohë më parë publikoi “Gazzetta dello Sport”, ndërsa Memushaj përfitonte 200 mijë euro në sezon, pra as 10 mijë euro në muaj, për Gjimshitin rroga është akoma më “qesharake” dhe vetëm 100 mijë euro në sezon. i pari është blerë, i dyti i huazuar nga Atalanta.

Paraqitjet – E të mendosh që si mesfushori vlonjat, ashtu edhe mbrojtësi, janë paraqitur mjaft mirë. Edhe dje, nota për ata ka qenë pozitive. Gjimshiti, hiq golin e Kaliniçit, ka bllokuar kroatin me dinjitet në dyluftimin me trup, teksa Memushaj ka provuar edhe nga distanca me personalitet, deri te zëvendësimi. “Memushaj është në rritje. Të dy mbrojtësit e qendrës u paraqitën mirë dhe Gjimshiti mund të bëjë edhe më shumë nëse ul edhe pjesën e fundit të frenës së dorës.

Ka dy tipe karakteri, që janë ai i ndërhyrjes me rrëshqitje dhe ai i të luajturit të topit. Ky aspekt më ka pëlqyer shumë dhe mund të përmirësohet, por gjithçka ka lidhje me sjelljen”, u shpreh trajneri De Zerbi në fund të takimit.

Qetësia – Sigurisht, ndryshe nga Peskara, ku tifozët arritën deri aty sa të kërcënonin me jetë Memushajn & Co, apo presioni te Avelino, në Benevento, gjithçka shkon më së miri dhe, madje, presidenti e tifozeria përjcellin qetësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online