Memolla, sfidë Agollit: Dua të jap kontributin!

Mbrojtësi i krahut të majtë te Hajduku falënderon Panuçin për thirrjen, por nuk stepehet përpara konkurrencës. Përgëzon dhe Skënderbeun

Hysen Memolla është emri i ri i kursit “Panuçi”, që do të nisë zyrtarisht ditën e hënë, në konferencën për shtyp në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Botërorit 2018. Vetëm 25-vjeç, por me mundësi për të vazhduar të rritet dhe jo më kot Hajduk Spliti  beson te lojtari. Ai do të jetë me kuqezinjtë dhe mund t’i jepet edhe minutash në fushë, edhe pse këtë e di trajneri Panuçi. Karriera e tij është disi edhe si një përrallë, duke u ndalur te fakti se nga ekipi i ligës së tretë italiane, Martina Franka kaloi te Koperi në Slloveni dhe më pas në Kroaci, te Hajduku, që e kishte pikasur gjatë një miqësore. Në një intervistë telefonike  për Sport Neës, Memolla zbulon se  mjaftoi vetem një takim me trajnerin, që ëndrra e tij të bëhej realitet.

I lindur në Kavajë, Memolla është formuar si lojtar në Itali, por origjina mbetet origjinë, dhe kavajasit duket se futbollin e kanë në gene, teksa pas Cikalleshit dhe Lilës, një tjetër futbollist nga ky qytet do të veshë ngjyrat kuqezi.

Fakti që Panuçi e ka marrë do të thotë se dëshiron që të ketë një alternativë të vlefshme veç Ansi Agollit, kapitenit. Memolla është gati dhe këtë e thotë edhe në deklaratën e tij. “Jam shumë i lumtur që ëndrra ime më në fund u bë realitet. Kam shumë kohë që e prisja thërritjen me kombëtaren. Kam punuar shumë këto vjet. Erdhi Panuçi më pa ndaj Evertonit dhe në Angli. Për mua është tepër e rëndësishme”.

Më pas, teksa i kujtohet se në kombëtare do të ketë edhe dy lojtarë nga Kavaja, si Lila dhe Cikalleshi, ja komenti i tij: “Më vjen mirë, do të më ndihmojnë më shumë”. Agolli dhe Aliji janë konkurrentët e tij në krah të majtë, por ai është gati për sfidën: “Kapitenin e njoh mirë, ashtu sikurse edhe Alijin, që kam parë edhe në ndeshje, por unë do të luaj shanset e mi, duke ndihmuar shokët e ekipit dhe duke dhënë më të mirën”.

Sakaq, në fund, edhe dy fjalë për kualifikimin e Skënderbeut, ndaj Dinamo Zagrebit: “Pashë ndeshjen në Zagreb dhe në Elbasan. Diçka shumë e mirë për Shqipërinë që ka një ekip në grupe. Skënderbeu ekip i fortë dhe fitoi më i miri”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *