Në finalen e Kupës së Botës kishte personazhe nga më të ndryshmit, duke nisur që nga bota e politikës, tek ajo e artit dhe fushave të tjera të sportit. Nuk mund të mungonte në një ndeshje kaq të rëndësishme dhe ylli i UFC-së, Kornor MekGregor, i cili garon në një stil të miksuar mes arteve marsiane dhe boksit.
30-vjeçari nuk nguron në asnjë moment që të ndajë me ndjekësit e tij atë që mendon dhe eventet ku ai merr pjesw. Përmes një postimi në “Intsagram” MekGregor ka treguar se ftesa për të qenë në finale i kishte shkuar nga vetë presidenti Vladimir Putin. Po ashtu irlandezi nuk i kursen fjalët e mira për numrin 1 të Rusisë, duke e cilësuar atë si një nga liderët më të mëdhenj në botë.
“Sot (dje) isha i ftuar në finalen e Kupës së Botës si një i mysafir i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Ky njeri është një nga udhëheqësit më të mëdhenj të kohës së sonë dhe unë jam i nderuar që munda të ndiqja një ngjarje të tillë historike së bashku me të.
“Ishte një nder për mua Z. Putin. Faleminderit dhe përgëzime për një Kupë Bote të mrekullueshme. Forca Rusi”, përfundon postimi i MekGregor.