“Mëkatet” ndaj Bylisit, Tomori humb në tavolinë

Beratasit penalizohen për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë. Dështuan në marrjes e masave organizative në ndeshjen ndaj ballshiotëve. Gabimi në protokoll “falet”

Tomori e ka pësuar nga Komisioni i Disiplinës për ndeshjen me Bylisin, teksa ditën e djeshme është vendosur që beratasit ta humbin në tavolinë ndeshjen e turit të parë të Kupës së Shqipërisë ndaj ballshiotëve. Në fakt problematikat në atë ndeshje ishin të shumta, por nisin që me marrjen e masave organizative. Moslajmërimi në kohë i policisë është “paguar” nga klubi beratas, që ka humbur ndeshjen në tavolinë.

Vendimi është marrë pasditen e djeshme nga Komisioni i Disiplinës, që nuk është marrë edhe me gabimin tjetër të Tomorit, që kishte përfshirë në protokollin e ndeshjes mesfushorin Genaldo Sharavolli, i cili as që kishte udhëtuar në Skrapar, ku edhe u zhvilluar ndeshja Tomori-Bylis e ndërprerë në minutën e 63-të për shkak të largimit të forcave të rendit.

Nga ana e klubit beratas nuk ka pasur asnjë reagim apo sqarim të tifozëve për gjithçka ndodhi të merkurin e javës së shkuar. Sa i takon gabimit në protokoll, mos-shqyrtimi i tij lidhet me faktin se nga ana e klubit të Bylisit nuk ka pasur asnjë reklamim.

VENDIMI I KOMISIONIT TË DISIPLINËS
KF “Tomori”, për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër KF “Bylis”, në bazë të nenit 65/2 të KDS, dënohet me anulimin e rezultatit të ndeshjes dhe me humbjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 në ndeshjen me KF “Bylis”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online