Dritan Mehmeti, ndihmës trajneri i Partizanit, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “Duhet të tregohemi profesioniste deri kur të jemi matematikisht kampion. Do ishte kënaqësi ta fitonim titullin në derbi. Tifozët do na e shpërblejnë me pjesëmarrjen e tyre”.
“Tensioni me Trashin? Është një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme, por është pak gjaknxehtë. E menaxhoi mirë situatën dhe bëri një ndeshje të mirë”, shtoi tekniku, i cili më parë ka drejtuar Korabin dhe Dinamon.
“Sfida me dinamovitin Daja? Është kolegu im dhe kam marrë shumë prej tij. Është një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri”, u shpreh Mehmeti, i cili në fund foli edhe në lidhje me vendosjen e ekipit në fushë dhe pse nuk u preferuan Kote dhe Hebaj.
“Hebaj dhe Kote? Menduam të bënim presing në 1/3 të fushës, donim t’ kapnim në kundërsulm. Ata që luajtën janë të shpejtë ndaj menduam kështu. Na dha të drejtë kjo vendosje, pasi e goditëm kundërshtarin”.