Mehmeti ka edhe fatin me vete, kalendari i shtron rrugën për rimëkëmbjen e Partizanit

Rifillimi i kampionatit është vetëm një javë larg dhe Partizani e pret me ndryshime të mëdha. Dritan Mehmeti mori drejtimin e të kuqve pas largimit të Ilir Dajës, duke nisur kështu një tjetër etapë për skuadrën kryeqytetase. Kallaku dhe Skuka janë dy goditjet në këtë merkato janari, të cilat në letër premtojnë më shumë gola për Partizanin.

Por përveç emrave të afruar, Mehmetit i buzëqesh fati edhe me kalendarin. Trajneri i ri i “demave” është i brendshëm dhe e njeh mirë ambientin, prandaj faza përgatitore i mjafton për të pasur përshtatjen e duhur me skuadrën. Synimi i tij është rimëkëmbja e ekipit dhe kalendari i shtron rrugën drejt këtij objektivi.

Parizani do të nisë vitin 2022 me përballjen me Egnatian, ndërsa pas tyre rezervohet një tjetër kundërshtar i lehtë në letër siç është Kastrioti. Kjo i jep mundësinë kryeqytetasve të kthehen te fitorja, e cila do i jepte besimin e duhur te projekti i ri përpara se të nisin përballjet me rivalë që pretendojnë për titullin kampion./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online