Medon Berisha luajti ditën e djeshme ndeshjen e parë si titullar në këtë sezon të ri. Mesfushori shqiptar zhvilloi një paraqitje të mirë në barazimin 0-0 ndaj Torinos. Trajneri i Leçes tha pas ndeshjes se Berisha është një lojtar që në karrierën e tij ka bërë gjithçka, si dhe ka shpjeguar arsyen përse zgjodhi ta hidhte në fushë që nga minuta e parë.
“Ai ka bërë gjithçka në karrierën e tij. Për mendimin tim, në lidhje me ndeshjet dhe kundërshtarët mund të marrim zgjidhje të ndryshme. Në një sfidë si kjo e sotmja, Berisha në mes lejoi që t’i mbyllte hapësirat Torinos dhe në të njëjtën kohë t’i jepte soliditet dhe mbulim Rebiçit, duke shmangur vrapimet e gjata”, ka deklaruar Luka Goti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/