Pierre-Emerick Aubameyang dhe familja e tij përjetuan momentin më dramatik këtë mëngjes pasi hajdu.të të maskuar hynë në shtëpinë e tyre. Mediat spanjolle tronditën publikun mëngjesin e sotëm me lajmin se Aubameyang u rra.h në shtëpinë e tij dhe u plaçkit.
Është bërë e ditur se katër grab.itës kanë arritur të hyjnë në shtëpinë e Aubameyang në orët e para të mëngjesit dhe më pas kanë goditur me shkop sulmuesin e Barcelonës dhe gruan e tij. Fillimisht e kanë drejtuar pi.stoletën dhe i kanë lidhur, duke e pasur më të lehtë kryerjen e qëllimit të tyre që shkoi në vlerën e mbi 300 mijë euro.
Aubameyang ka raportuar menjëherë gjithçka në polici, pasi personat që hynë në shtëpinë e tij kishin ikur të qetë me një mjet të tipit “Audi A3”. Sulmuesi i Barcelonës u shpreh se këta persona po flisnin italisht, por mediat spanjolle raportojnë se bëhet fjalë për një grup shqiptarësh nga Kosova që kanë kryer gjithçka. /Sport Ekspres/