Në Zvicër kanë festuar gjatë për suksesin madhor ndaj Serbisë, sepse kualifikimi është shumë pranë, por shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit ka bërë shumë jehonë.
Gazetat zvicerane nuk e kanë lavdëruar gjestin e shqiptarëve, edhe pse qartësisht ata ishin heronjtë e mbrëmjes.
BILD: “Shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit ishte e panevojshme, një gjest jo i zgjuar, edhe pse ata luajtën me pasion e zemër. Festimi i tyre u bë pa gjakftohtësi dhe ishte një njollë në një mbrëmje të mrekullueshme”.
Tagesanzeiger: “Gjest i panevojshëm pas golave, Xhaka duhej të përmbahej dhe tashmë debatet nuk do të kenë fund”.
Neue Zürcher Zeitung: “Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka provokuan spektatorët serbë me festimet e tyre, duke hapur një diskutim nëse veprime të tilla duhen lejuar, pasi këmbët e tyre të arta nuk kombinohen me ndjeshmërinë e tyre të paktë dhe vetëdijen sociale jo shumë të zhvilluar”.
Aargauer Zeitung: “Fitore e madhe, por festimi me shqiponjë ngjall shumë diskutime. Xhaka dhe Shaqiri duhet ta kenë të qartë se me gjeste të tilla rindezin zjarrin e debatit për origjinën, identitetin dhe atdheun e vet.
Le Matin: “Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri u përballën me provokime nga lojtarët dhe shtypi serb para ndeshjes dhe natyrisht gjithçka vazhdoi në fushë, në një ndeshje ku të dyja palët luanin gjithçka për gjithçka.”