Shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit çmend edhe Putinin

Shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit ka tërbuar jo vetëm serbët, por edhe rusët, aleatët e mëdhenj të serbëve.

Në fakt, në disa ndeshje të Kupës së Botës herë pas here dëgjohet kori “Kosova është Serbi” nga tifozët rusë, një ndër koret e pakta politike gjatë Botërorit. Rusët janë kundër Kosovës, duke qenë aleati më i madh i Serbisë historikisht.

Për këtë arsye, festimi i golave nga Xhaka e Shaqiri ka tërbuar edhe rusët, që nuk pranojnë gjeste të tilla pikërisht në shtëpinë e tyre.

Edhe Vladimir Putin, i cili në ceremoninë e hapjes së Botërorit mbajti një fjalim ku kërkonte paqe dhe harmoni gjatë turneut, është zemëruar pa masë, raporton spanjollja AS.

Gjesti ka tërbuar Rusinë, që e quan provokim të hapur jo vetëm ndaj Serbisë, por edhe ndaj Rusisë. Kjo e fundit, ashtu si Serbia, ka ndërmend të ankohet në FIFA, në mënyrë që Xhaka e Shaqiri të dënohen, të paktën me gjobë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online