Mediat në Lituani kanë kërkuar që të zbulojnë arsyet e fitores së tyre pas 4 vitesh pritje. Pikërisht triumfi në shifrat 0-1 në Air Albania kundër Shqipërisë.
Përse një Shqipëri kaq e pafuqishme? Nga dasma e Odise Roshit! Kështu është komentuar niveli i dobët i kuqezinjëve tanë që ranë shumë në nivelin fizik ndaj një rivali modest që ashtu siç u shpreh edhe vetë Reja, ishte gjithmonë dy hapa para në këtë aspekt.
Odise Roshi hyri për të marrë sërish petkun e heroit siç ka bërë në gjithë këto ndeshje të fundit, por vetëm pas disa minutash në fushë ka kërkuar ndërrim. Reja tund kokën, teksa të gjitha planet u prishën. Martesa e sulmuesit të Akhmat Groznit erdhi vetëm 24 orë përpara mbrëmjes së takimit me Lituaninë, atje ku gjendeshin edhe 5 futbollistë të tjerë të Kombëtares. /Sport Ekspres/