“Mos e bëni këtë me Armando Brojën”, Peço jep këshillë për Rejën: Më ka ndodhur mua te Bazeli

Arjan Peço, trajneri shqiptar që ka kontribuar për shumë kohë tek të rinjtë e Bazelit ka dhënë një këshillë të vlefshme për trajnerin Reja. I ftuar në emisionin e Supersport është prekur më konkretisht tema rreth debutimit të Armando Brojës.

Sipas Peços, debutimi i talentit premtues në minutat e fundit kur je duke humbur me Lituaninë në shifrat 0-1 është një rrezik i madh për vetë futbollistin. Kjo pasi tifozët presin “çudira” nga një djalosh i ri në mbrëmjen më të keqe.

“Dua të them diçka edhe për Armando Brojën. Pamë dy tre veprime të bukura prej tij. Mos e bëni këtë me sulmuesin, duhet të jetë i kujdesshëm trajneri. Më ka ndodhur edhe mua te Bazeli prandaj po e them. Nuk mund të debutojë lojtari në një ndeshje të tillë pasi e rrezikon, duke parë se ka një pritshmëri të madhe për të nga ana e tifozëve”, u shpreh Peço. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online