Pak Shpresë për të larguar shijen e hidhur, do të shohim talentet e Superiores të veshur kuqezinjë

Nga Klaudio Ndreca

Shija e hidhur e humbjes së Lituanisë mund të largohet disi me Shpresat tona. Shqipëria e 21-vjeçarëve do të ketë ditën e sotme një tjetër përballje pas fitore historike në shifrat 1-5 në transfertën ndaj Austrisë.

Këtë herë do të luhet kundër Andorrës në shtëpi në orën 19:00, ku fitorja është një detyrim. Por ajo që kërkohet është vazhdimi i lojës së bukur ashtu si edhe në përballjen e fundit, për të bindur tifozët për të ardhmen e ndritur.

Detaji më i bukur vjen nga lojtarët e organikës së Shqipërisë U-21 pasi janë në pjesën dërrmuese produkt vendas. Bëhet fjalë për talentet e Superiores që kanë mundësinë për të dëshmuar aftësitë e tyre dhe për të mbyllur disi plagët e krijuara nga zhgënjimi i mbrëmshëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online