Atletico Madrid u eleminua nga Champions League nga skuadra që me pak pritej, Liepzig. Gjermanët treguan edhe njëherë që dashuria për futbollin të bënë të barabartë me kundërshtarin në fushë, pavarësisht inferioritetit në cilësinë e lojtarëve. Megjithatë në Spanjë mediat nuk e kanë pranuar këtë eleminim, duke akuzuar drejtpërsëdrejti trajnerin e Atleticos, Diego Simeone.
Akuza kryesore ishte vendosja gabim në fushë të lojtarëve, veçamërisht aktivizimi nga minuta e parë e Llorente si “9 fals”, përpara Jao Felix. Portugezi e ndryshoi menjëherë lojën pas futjes në pjesën e dytë, duke fituar dhe penalltinë që solli golin e barazimit. Presidenti i klubit, Enrique Cerezo, ka mbrojtur absolutisht trajnerin e skuadrës së tij, duke ironizuar dhe kritikët.
“Diego Simeone është trajneri dhe atij i takojnë vendimet. Nëse ndonjëri nga ju mendon ndryshe atëherë blini ekip dhe drejtoheni si të doni ju”- u shpreh i indinjuar presidenti./Elio Hajdari-Sport Ekspres/