VIDEO/ “Aty i keni kamerat”! Fjalët e mistershme pas ndeshjes, zbulohet përplasja e Simeones me trajnerin e Leipzig

Nga Klaudio Ndreca

“Simeone e tregoi se dëshiron vetëm të fitojë. Pas gjysmës së parë të takimit ka bërë diçka që unë nuk do e kisha bërë. Aty i keni kamerat dhe shiheni”, kështu u shpreh trajneri i Leipzig pas përballjes së djeshme. Atletiko Madridi do të eliminohej në rezultatin 1-2 ndaj ekipit gjerman që meritoi gjithçka në këtë përballje.

Por përplasja e trajnerëve është shuar dhe ka “armëpushim” teksa Nagelsman është shprehur në një intervistë për “Goal” se është përgëzuar nga kolegu i tij. “Pas ndeshjes, Simeone më tha fjalët dhe urimet më të mira. Ai më tha se ne e meritonim fitoren. Pas pjesës së parë kishim disa përplasje mendimesh, por asgjë serioze. Simeone është vetëm një fitues që kërkon të fitojë edhe duke ecur në dhomat e zhveshjes. Nuk është aq keq. Shoh te Simeone një personalitet fantastik si trajner”, u shpreh së fundmi Nagelsman.

Por çfarë ka ndodhur mes këtyre dy teknikëve saktësisht? Sipas asaj që raportojnë disa media me dëshmitarët në fushën e blertë, Simeone ka shkuar menjëherë te gjyqtari pas përfundimit të pjesës së parë për faullat që po bënte Leipzig dhe një penallti të cilën nuk e akordoi për Saul. Nagelsman nuk mund të qëndronte i qetë dhe hyri në diskutim, me gjakrat e ndezura që sollën edhe një përplasje verbale në tunel. /Sport Ekspres/

Penalltia e kërkuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online