Media italiane publikon “bombën” për talentin e Shqipërisë U-21: A do të shkojë Stiven Shpendi te Chelsea? E ndihmon Fali Ramadani

Stiven Shpendi është lojtari i momentit sa i përket legjionarëve të Shqipërisë U-21. Sulmuesi 19-vjeçar ka shënuar 12 gola te Cesena në Serinë C, në sezonin e tij të parë sa i përket futbollit të vërtetë dhe jo atij të moshave. Për më tepër, një gol do ta gjente edhe me fanellën e Shpresave në fitoren kundër Azerbajxhanit. “Corriereromagna” në Itali shkruan se Napol, Milan, Fiorentina dhe Sasuolo kanë hedhur vështrimin te ky futbollist. Madje edhe dy klube të Premier League po e shikojnë me vëmendje Stiven Shpendin.

Emrat e tyre nuk bëhen ende të ditura, por media italiane aludon se transferimi te Chelsea nuk mund të përjashtohet pasi 19-vjeçari ka si menaxheri Fali Ramadanin i cili ka pasur shumë bashkëpunimet me londinezët. “Corriereromagna” thekson se në rast se Cesena mbetet në Serinë C, Shpendi do të largohej me 500 mijë euro në fund të sezonit pasi niveli i kampionatit nuk peshon më tepër. Por në rast se Cesena do të ngjitet në Serinë B, atëherë klubi italian do të kërkojë të paktën 3 milionë euro për kartonin e shqiptarit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online