Shqipëria arriti që të fitonte edhe në ndeshjen e dytë kundër Hungarisë. Në të njëjtat shifra dhe i njëjti hero, Armando Broja. Ky i fundit tregoi se jo më kot është pjesë e Premier League dhe se është sulmuesi ndryshe nga të gjithë lojtarët e tjerë që ka në organikë Reja.
Media hungareze “Nemzetisport” i ka dhënë jehonë reagimeve të “Sport Ekspres”. Teksa tregon sesi media shqiptare ka reaguar pas fitores së djeshme, kryefjala është titulli pas ndeshjes: “Faleminderit Armando Brojës, ëndërra për Botëror vazhdon”.
Gjithashtu i kushtohet vëmendje edhe raportimeve tona për deklaratat pas ndeshjes që kanë dhënë Armand Duka dhe trajneri Reja për “Supersport”, atje ku nuk munguan lëvdatat për yllin e Chelseat që është i huazuar te Southampton. /Sport Ekspres/