Tirana i ka dhënë një goditje të madhe Dinamo Batumit. Pas atij barazimi 1-1 në Air Albania, gjeorgjianët shiheshin si favorit për të kaluar më tej. Por kjo nuk rezultoi të ishte e vërtetë pasi bardheblutë fituan 1-2 në transfertë. Media gjeorgjiane, “Lelo”, ka shprehur gjithë zhgënjimin e saj në lidhje me këtë takim.
“Tirana nuk e humbi mundësinë për të fituar dhe për të kaluar më tej. Na kujtoi verën e 2020, kur po kjo Tirana fitoi kundër Dinamo Tbilisit. Për fatin e keq, janë kaq shumë raste ku ekziston një hendek i madh mes dëshirës së tifozëve dhe mundësisë që kanë ekipet tona. Niveli është larg dëshirës dhe kërkesës europiane. Iluzioni po zhduket dalëngadalë”, shkruhet në median gjeorgjiane. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/