Beshiktashi arriti të kalonte Tiranën dhe shkoi në turin e tretë në Conference League. Një tjetër fitore arriti të merrte në kryeqytetin shqiptar, këtë herë me shifrat 0-2. Por para takimit dhe kryesisht pas përfundimit, ka pasur një përplasje fizike mes tifozëve.
Ata të Beshiktashit janë dëmtuar pasi janë rrahur nga disa tifozë të Tiranës. Një jehonë mediatike i është dhënë edhe në shtetet e tjera, ku një prej mediave boshnjake të gjithën këtë situatë e ka përshkruar kështu në titull: “Tifozët e Beshiktashit u penduan që shkuan në Tiranë”. /Sport Ekspres/