“Me zor po e pres”/ Alioski tregon “inatin” e shqiptarit në Premier Ligë, ndez sfidën me Arsenalin

Ndeshja e parë mes Arsenalit dhe Lidsit solli edhe një moment aspak sportiv në fushën e lojës, ku Nikolas Pepe përsëriti rastin e Zidanit, duke goditur me kokë Ezgjan Alioskin. Madje konfliktet do të vazhdonin edhe pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit, ku Tierni do të përballej me lojtarin shqiptar.

Ngjarja është hedhur pas krahëve për të dyja skuadrat, por jo për Alioskin. Ky i fundit tregon “inatin” shqiptar në Premier Ligë, teksa po pret sfidën me Arsenalin me një motiv shtesë në vetvete. Lojtari 28-vjeçar ndez përballjen me “topçinjtë”, teksa shoku i tij i skuadrës, Bamford zbulon fjalët e tij në podcast-in e klubit të Lidsit.

“E dini çfarë? Ai (Alioski) më tha në dhomat e zhveshjes: “Me zor po pres të dielën”. Unë mendova: “Përse”? Ai më tha: ‘Sepse do luaj prapë me shokun tim Pepe’”, tregon Patrik Bamford./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online