“I ftohti i tmerrshëm”, Dominguez rrëfen Shqipërinë: Futboll më teknik dhe i fortë, punohet shumë në palestër

Roberto Dominguez është një nga përforcimet më të fundit të Partizanit në merkato. Mbrojtësi 23-vjeçar la skuadrën e Bolivarit për të ardhur në Shqipëri, ndërsa në karrierën e tij numëron edhe paraqijte me Kombëtaren e El Salvadorit. Pritja në radhët e të kuqve ka qenë e mirë, pavarësisht se përshtatja kërkon kohën e vetë. Dominguez ka dhënë një intervistë për median e vendlindjes së tij “elsalvador.com”, ku tregon gjerë e gjatë për transferimin e tij në Superiore dhe mënyrën se si po kalon javët e tij të para në kryeqytet.

Përshtatja

“Klubi është shumë i mirë, shokët e skuadrës janë shumë të qetë. Unë kam kolegë latinë dhe brazilianë (sulmuesin Lukas dhe mesfushorin Uilliam Kordeiro) të cilët më ndihmojnë në çështjen e përshtatjes. Unë nuk e kuptoj aspak gjuhën e tyre (shqipen), por kolegët e mi brazilianë ma shpjegojnë pak. Gjëja më e komplikuar në lidhje me gjuhën është se pak flasin anglisht, vetëm shqip. Por po përshtatem.

Stërvitjet

“Nuk ndryshon shumë në krahasim me vendet e tjera. Praktikohet sulm i reduktuar, kundër mbrojtjes. Në Shqipëri ata bëjnë praktikisht të njëjtat punë që isha mësuar dhe me të njëjtën ide. Po e kuptoj shpejt, po përpiqem ta kuptoj mirë dhe ndihem sikur po rregullohem mirë. Të gjitha ndodhën shpejt. Në ndeshjen e parë isha në stol si zëvendësues. Kam udhëtuar të enjten, jam stërvitur të premten dhe kam shkuar në pankinë të shtunën. Ndeshjen tjetër shpresoj të kem disa minuta“.

Temperaturat e ulta

“I ftohti është i tmerrshëm, midis 10 gradë, maksimumi 15. Unë tashmë kam ardhur me atë klimë nga Bolivia dhe mund ta ndjej atë (ndryshimin)”.

Kampionati shqiptar

“Është më teknike dhe më e fortë. Lojtarët punojnë shumë në palestër. Kur bëhet fjalë për të menduar, është më e shpejtë, një ose dy prekje, me më shumë dinamikë sesa kampionati në El Salvador“.

Synimet e klubit

“Ideja është të kualifikohemi në Europa League, për gara ndërkombëtare. Ne jemi aty, në pozicionet më lart. Shpresojmë të jemi kampionë dhe nuk jemi shumë mbrapa, 6 pikë, por ekipi po punon shumë mirë“.

Kombëtarja

“Në Kombëtare dikush gjithmonë dëshiron të shkojë. Dhe nëse merret parasysh, ju bëni më të mirën tuaj për të shkuar. De los Cobos më ka marrë gjithmonë parasysh dhe e vlerësoj. Nëse më telefonojnë dhe kam leje nga klubi, do të jem atje”.

Futbolli jashtë El Salvadorit

“I gjithë futbolli jashtë El Salvadorit është mirë për t’u përmirësuar. Pa nënvlerësuar kampionatin salvadoran, ndjej që jashtë ka mundësi më të mira, konkurrencë më të mirë, dikush mëson më shumë, di më shumë për ligat e tjera, kulturat e tjera. Rritesh në futboll dhe emocionalisht, përvoja që po fiton, përveç që është shumë e mirë personalisht, është gjithashtu e rëndësishme që ne mund të kontribuojmë në Kombëtare”, ka thënë Roberto Domunguez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online