Vllanzia do të përballet mbrëmjen e së enjtes me Universitatea Craiova-n për ndeshjen e turit të dytë të Ligës së Konferencës. Mbrojtësi i klubit rumun, Bogddan Vatajelu, ka folur për mediat pas ndeshjes me Sepsin, duke treguar hequr çdo hije të vogël nënvlerësimi. Vatajelu ka pranuar se do e kenë të vështirë me Vllazninë, ndërsa si shembull solli edhe eliminimin e CFR Cluj-it nga Pyinik-u.
“E keni parë se çfarë ka ndodhur me CFR Cluj-in. Nuk mendoj se ka ekipe të lehtë për momentin. Nuk është justifikim, sepse kjo është e vërteta. Do të jetë një ndeshje e vështirë me Vllazninë, siç e patëm me Laçin dhe Lokomotivën e Tbilisit. Nuk besoj se morali mund të ndikohet para ndeshjes me Vllazninë. Do të ketë presion dhe nëse do të luajmë me çdo skuadër me një stërvitje më mediokre”, ka thënë Bogdan Vatajelu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/