“Më vjen shumë keq”! Jasir Asani kërkon falje për mungesën ndaj Vllaznisë dhe motivon Partizanin: Kemi shumë luftëtar

Jasir Asani do të jetë mungesa e madhe e Partizanit në finalen e radhës për titullin kampion teksa të kuqtë do të përballen kundër Vllaznisë. Kryeqytetasve u duhet të përsërisin suksesin me Teutën për t’u afruar më tepër me titullin kampion. Ndryshe nga përballja me durrsakët, Asani që krijoi volumin e madh të lojës është i penalizuar për shkakun e kartonëve.

Megjithatë ylli i Partizanit e ka motivuar skuadrën përpara Vllaznisë dhe njëkohësisht kërkon falje për mungesën: “E fituam një finale, por janë edhe dy. Më vjen shumë keq që nuk do të luajë kundër Vllaznisë për shkakun e kartonëve. Jam i bindur se te Partizani ka shumë luftëtarë që do të japin më të mirën për ëndrrën e madhe”, shkruan Asani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *