“Më vjen keq për Albanin“, Emiliano Vila i jep kurajo Hoxhës pas gabimit: Mos e kthe kokën mbrapa

Partizani e ka mbyllur në disavantazh pjesën e parë kundër Teutës. Këta të fundit kanë përfituar nga një gabim i portierit Alban Hoxha në minutën e 18 të takimit për të gjetur golin e epërsisë. Në fund të pjesës së parë, Emiliano Vila ka dhënë një prononcim të shkurtër për mikrofonin e “Supersport“, ku shpreh edhe keqardhjen për kundërshtarin e tij në fushë, Alban Hoxhën. Futbollisti i Teutës i jep kurajo portierit të Partizanit, pasi sipas tij të gjithë gabojnë në portë.

“Dihen vlerat e Partizanit. Ndeshjet me ta janë gjithnjë të bukura. Kështu ishte edhe kjo pjesë e parë. Kemi qenë më të saktë para portës me rastet që na janë krijuar. Shpresoj të vazhdojmë kështu edhe pjesën e dytë. Normale, më vjen keq për Albanin. Por cdo portier ka gabuar njëherë jo vetëm Albani. Kështu që nuk duhet të kthejë kokën mbrapa”, ka thënë Emiliano Vila./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *