I fali golin kundërshtarit me gabimin e tij, Belica: Albani është portieri më i mirë i kampionatit

Pjesa e parë mes Teutës dhe Partizanin është mbyllur në avantazhin minimal të durrsakëve. Një gabim i Alban Hoxhës sjell golin e parë të këtij sezoni në Kategorinë Superiore. Por në prononcimin e dhënë për “Supersport” në fund të 45 minutave të para, Belica i jep zemër shokut të tij të skuadrës, të cilin e cilëson si portierin më të mirë të kampionatit tonë.

“Albani është portieri më i mirë i kampionatit, për mëndimin tim. Por s’ka problem, këto gabime ndodhin. Ndoshta nuk duhej të na ndodhte në atë pjesë të lojës, sepse mendoj që përvec 10 minutave të para që nisëm pak ngadalë, në atë pjesë të lojës ishim pak më lart se Teuta. Por gjithsesi kemi edhe 45 minuta të tjera për të luajtur. Kështu që ka kohë për tu përmirësuar”, ka thënë Belica./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online