VIDEO/ VAR me debutim historik! Partizani e nis me humbje nga Teuta, falë “Stenio Jorginho” dhe gafës së Hoxhës

LIVE, Teuta-Partizani 1-0 Giorgiev 18′

Abissnet Superiore hapet në mënyrën më të bukur të mundshme. Teuta dhe Partizani kanë dhuruar emocione në fushën e lojës, ndërsa nuk ka munguar as atmosfera e tifozëve në tribuna. “Demat e kuq” e nisin me humbje sezonin e ri, teksa janë mposhtur me rezultatin minimal 1-0 nga Teuta.

Një humbje kjo që vjen më tepër si përgjegjësi e Partizanit se sa meritë e kundërshtarit. Në minutën e 18 Alban Hoxha bën një gafë në tentativën për të larguar topin nga zona, duke i dhuruar golin Gorgievit. Megjithatë të kuqtë kanë pasur shanset e tyre për të vendosur baraspeshën.

Në minutën e 58 vjen edhe debutimi i VAR-it për këtë sezon. Teknologjia këtë herë i vjen në ndihmë Partizanit, teksa gjyqtari i takimit vendos të akordojë penallti për ta pas rishikimit të pamjeve në VAR. Por ekipi kryeqytetas nuk arrin të gjejë golin as nga 11 metrat.

Stenio Xhunior vendos për një moment të kthehet në “Stenio Jorginho”, duke tentuar të imitojë italianin në mënyrën e ekzekutimit të penalltisë. Megjithatë në fund rezulton një zgjedhje e gabuar, pasi topi shkon jashtë kuadradit të portës dhe Partizani humb kështu mudësinë për ta nisur me pikë sezonin e ri në elitën e futbollit shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Teuta: Qirko, Todorovski, Ivanoviç, Selmani, Xhekson, Aleksi, Daja, E. Vila, Kallaku, Plaku, Gorgiev

Trajner: Edi Martini

Partizani:  Hoxha, Gligorov, Belica, Damçevski, Musta, Rrapaj, Murtaja, H.Marku, Cara, Kardozo, Stenio Xhunior.

Trajner: Ilir Daja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online