Me vetëm 54 mijë banorë dhe një stadium 6500 vendësh, njihuni me kundërshtarët e Kombëtares shqiptare

Shqipëria luan sot ndeshjen e tretë në grupin E për kualifikueset e Kampionatit Europian 2024. Kuqezinjtë do të kenë përballë Ishujt Faroe, me të cilët do të ndeshen për herë të parë në histori. Një ekip modest në letër, ndaj të cilit synohen vetëm 3 pikët.

Por cilët janë Ishujt Faore? Kombëtarja në fjalë nuk ka marrë kurrë pjesë në një kampionat europian apo botëror, ndërsa aktualisht renditet në vendin e 125 në renditjen e FIFA-s. Ishujt Faroe kanë një popullsi prej vetëm 54 mijë banorësh dhe stadiumi kombëtar, “Torsvollur”, ka një kapacitet prej 6500 vendesh.

Lojtarët e Kombëtares faroese aktivizohen kryesisht në kampionatin vendas, me përjashtim të një pjese të vogël të tyre që luajnë në Norvegji, Belgjikë, Danimarkë apo Irlandë. Një nivel dukshëm më i ulët se ai i Kombëtares shqiptare të futbollit. Megjithatë në fushë luajnë lojtarët dhe jo emrat e ekipeve apo karriera që kanë pas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online