Sokol Cikalleshi e ka nisur me gol kampionatin turk, si dhe vështirësi në gjetjen e rrjetës nuk ka pasur as në fazën përgatitore. Së bashku me Endri Çekiçin ka formuar një dyshe që kuptohet edhe pa folur me njëri-tjetrin. Dy lojtarët shqiptarë kanë krijuar një miqësi të fortë, teksa ndajnë shpesh shumë momente mes tyre edhe jashtë fushave.
Në postim të bërë sot në llogarinë e tij në “Instagram“, Çekiçi tregon me humor për aftësinë e Cikalleshit për të tundur rrjetën kundërshtare. “Më tregon ti mua golat. S’kam terezi… Po të kem terezi, 20 gola në sezon. Vëllazëri“, shkruan Endri Çekiçi për Cikalleshin./Sport Ekspres/