Lamtumira e Mesit kënaq Krosin, gjermani flet pa “doreza“: Kush e di, ndoshta ndonjë lojtar i PSG-së vjen në Madrid

Toni Kros ka flakur dorezat dhe është treguar i drejtpërdrejtë kur është pyetur në lidhje m largimin e Mesit. Mesfushori gjerman duket i kënaqur me lamtumirën e argjentinasit nga Barcelona, pasi në këtë mënyrë rivali kryesor për titullin në La Liga humb lojtarin më të mirë. Gjithashtu Kros ndez edhe më shumë zërat për një afrim të Mbapesë te Reali i Madridit.

“Lamtumira e Mesit padyshim që ka diçka të mirë për ne. Kandidati ynë më i madh për titullin kombëtar ka humbur lojtarin e tij më të mirë. Në përgjithësi, kjo gjë e Mesit sigurisht që nuk është një disavantazh për ne. Dhe kush e di, ndoshta diçka e mirë do të vijë nga Parisi. Kush e di nëse një lojtar i PSG-së do të arrijë në Madrid”, ka thënë Toni Kros./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online