“Më thanë nuk është për Barcelonën”, skauti i njohur tregon si katalanasit refuzuan Halandin

Ariedo Braida ka folur për mikrofonin e “Radio Marca”, ku në një intervistë të gjatë ka rrëfyer marrëdhënien e tij me klubin e Barcelonës. Italiani 74-vjeçar u shkarkua nga detyra e tij si skaut për blaugranat, duke përfunduar bashkëpunimin përpara kohe. Braida në të shkuarën e tij ka punuar për klubin e Milanit, ku ka meritën për transferimin e shumë emrave të njohur si Rud Gulit, Kaka, Shevçenke apo Tiago Silva.

Por i njëjti sukses nuk e përndoqi edhe në Barcelonë, ku duket se nuk i besuan aftësive të tij. Braida shpjegon se në klubin katalanas nuk i dhanë përgjegjësinë për të bërë afrimet e duhura, ndërsa tregon se një nga sugjerimet e tij ka qenë edhe një nga lojtarët që tani po mahnit botën e futbollit, Erling Haland. Por Barcelona nuk dha dritën jeshile për transferimin e tij me arsyen se nuk ishte për profilin e tyre.

“Ata nuk më dhanë përgjegjësinë dhe vunë të tjerët në krye të kësaj pune. Unë isha duke studiuar lojtarë dhe shkrova disa emra si Haaland, nga Borussia Dortmund, kur ishte ende duke luajtur për Rosenborg. Por në klub ata më thanë jo, se nuk kishte profilin e Barçës.

Nga Italia gjithashtu sugjerova emra të tjerë, si Barella, i cili tani është në Inter, ose Zaniolo, nga Roma. Por nëse nuk keni përgjegjësinë për ta bërë këtë sepse u është dhënë të tjerëve, nuk mund të bëni asgjë. U ndava.”, ka thënë ndër të tjera Braida./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *