VIDEO/ “Zoti” që nuk njeh moshë, Ibrahimoviç ndëshkon Romën për punë sekondash

Milan-Roma ka nisur në mënyrë të zjarrtë. Ibrahimoviç ka treguar se është “Zot” në Serie A dhe se nuk njeh moshë në karrierën e tij. 39 vite të mbartura mbi shpinë nuk e ndalin aspak të tundë rrjetën çdo ndeshje. Heroi i derbit këtë herë kthen në pre Romën.

jo më shumë se 120 sekonda lojë dhe sulmuesi suedez ndëshkon kundërshtarët, duke shfrytëzuar atë asist të dhënë nga Leao. Kumbulla është përpjekur ta ndalë duke zgjatur këmbën e tij, por topi përfundon në kontrollin e Ibrahimoviç, që nga brenda zone nuk njeh asnjëherë mëshirë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online