“Më të rëndësishme janë fitoret ndaj Bajernit dhe Barçës se trofetë e fituar”, Inzagi: Interi u penalizua nga arbitrat

Simone Inzagi ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për të tashmen e tij në Arabi, por edhe për të shkuarën te Interi. Trajneri italian ka refuzuar se zikaktrit kanë qenë të favorizuar nga arbitrat. Madje, përkundrazi, Inzagi mendon se pikërisht Interi ka qenë i penalizuar prej vendimeve të gjyqtarëve në fushën e lojës. Ndërkaq në kujtesën e tij kanë lënë më tepër gjurmë fitoret në Ligën e Kampionëve kundër Bajernit dhe Barcelonës, se sa trofetë e fituar.

“Çfarë favorizimesh?  Ishim ne ata që u penalizuam nga arbitrat. Përgëzime Kivusë. E dija që ai ishte zgjedhja e duhur. Fitoret ndaj Bajernit dhe Barcekonës ishin më të rëndësishme se sa trofetë që fituam. Nëse do të kishim fituar Ligën e Kampionëve në qershor, atëherë do të kisha qendruar”, është shprehur Simone Inzagi./Sport Ekspres/