Më shumë se një vit pa futboll, merr fund kalvari i Leonit Abazit

Futbollisti i Skënderbeut Leonit Abazi, është kthyer në një ndeshje kampionati pas një kohe shumë të gjatë. Mesfushori ka pasur një dëmtim që e ka mbajtur jashtë fushave për një kohë të gjatë. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Abazit i është dashur shumë kohë për t’u riaftësuar dhe prej pak javësh ka qenë i gatshëm për trajnerin Ilir Daja.

Ky i fundit vendosi që në minutën e 68-të ta hidhte dje në fushë, në vend të Bruno Ditës. Një rikthim me vlera për ekipin dhe vetëm futbollistin, i cili është pjesë e Skënderbeut prej vitit 2013, duke pasur të dhëna të shkëlqyera, por dëmtimet e shpeshta ia kanë ndalur karrierën.

Tashmë, në moshën 24-vjeçare, mesfushori rinis gjithçka nga e para. Nëse kalvari i dëmtimeve merr fund një herë e mirë, Abazi është një armë e rëndësishme për Skënderbeun dhe e ardhmja do të jetë e bukur në aspektin personal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online