Më shumë gola se Zlatan Ibrahimovic dhe njësoj me Luis Suarez, shifrat flasin në gjuhën e Armando Brojës

Armando Broja shënoi gol ditën e djeshme në ndeshjen miqësore Chelsea-Petersbourgh, e cila përfundoi me rezultatin 6-1 në favor të bluve. Sulmuesi shqiptar realizoi i fundit për Chelsean, duke lënë një përshtypje të mirë tek trajneri Tuchel.

Sulmuesi shqiptar nuk zhgënjen asnjëherë me performancat e tij. Viti i parë në ligën e Holandës ishte fantastik për 19 vjeçarin, i cili shënoi 10 gola për Vitessen. Kjo shifër është më impresionuese sesa debutimet e Ibrahimoviç dhe Luis Suarez në Eredivise.

Në kohën që ishin pjesë e Ajax, në vitin e parë të tyre Luis Suarez shënoi 10 gola, ndërsa Zllatan Ibrahimoviç 6 gola. E ardhmja e Brojas është mjaft premtuese. Pas largimit të Giroud dhe Abraham, sulmuesi shqiptar ka shansin e artë për të bindur trajnerin Tuchel ta bëjë pjesë të skuadrës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online