Anceloti u zgjodh si trajneri i ri i Brazilit. Shumë kritika dhe polemika kishte në Brazil, pasi sipas ambientit të futbollit në këtë vend, duhej një trajner brazilian. Por Ronaldo fenomeni ka një ide tërësisht të kundërt. Ai shprehet se trajnerët e huaj janë shumë herë më të përgatitur dhe ka sjellë shembullin e Vinicius Junior.
“Vinicius nuk kishte mësuar bazat e futbollit. Kur erdhi te Real Madrid, nuk dinte ta kontrollonte topin me këmbën e majtë. Fatmirësisht po zhvillohet mirë sot, ka përparuar shumë në Spanjë dhe është një nga sulmuesit më të mirë të ditëve të sotme. Megjithatë, kur erdhi në Evropë, ishte krejtësisht i papërgatitur, pa stërvitjen e duhur. Për shumë vite, talentet tanë i lanë si diamante të paprerë.
Për shkak të stërvitjes në kushtet më të mira, metodologjisë profesionale dhe trajnerëve të shkëlqyer në Madrid, Vinicius u kthye nga uji në verë në dy vjet. Megjithatë, në Brazil, ku ai luajti për Flamengon, nuk u stërvit siç duhet. Pres një përparim të madh të futbollit vendas në pesë deri në gjashtë vitet e ardhshme.
Stërvitja dhe metodologjia kanë ndryshuar, dhe Federata e Brazilit ka investuar shumë në trajnimin e trajnerëve. Në Serinë A braziliane aktualisht kemi vetëm dhjetë trajnerë të huaj. Ata janë më të përgatitur dhe të stërvitur se brazilianët. Unë e di që për këtë do të kritikohem, do të thuhet që nuk jam patriot, por jam më shumë për trajnerë të huaj”, tha Ronaldo. /Sport Ekspres/