Janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë, media spanjolle shkruan për Myrto Uzunin: Ky bombarduesi i Beratit!

Futbollistët janë padyshim ambasadorët më të mirë të Shqipërisë. Në vitet e fundit, lojtarët e Kombëtares e kanë shtuar ndjeshëm nivelin e tyre duke qenë pjesë e kampionateve më të forta në botë.

Një imazh i Shqipërisë është kthyer edhe Myrto Uzuni. Pavarësisht se te Kombëtarja nuk po e bën ende diferencën, te Granada arriti që ta bënte. 23 gola, një shifër e frikshme gjatë kampionatit arriti që ta shpallte skuadrën kampion dhe ta ngjiste në La Liga.

“Granadaenjuego” ka shkruar një artikull për Myrto Uzunin duke e hapur me titullin: “Ky bombarduesi i Beratit”. Lojtarit të Shqipërisë i është ofruar edhe shiriti i kapitenit për të qëndruar te Granada, por vendimi i fundit i përket atij duke parë interesimet që ka nga ekipet e tjera. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online