“Me rregullore, Bylisi do mbetej me më pak se 7 lojtarë në fushë”, komenti epik i Dajës: Edhe kur isha te Tirana doja vetëm të fitoja

Skënderbeu do të përballet ndaj Tiranës në kryendeshjen e Superiores për këtë javë. Bardheblutë kërkojnë që të vendosin një dorë te titulli kampion dhe përballë gjejnë korçarët që janë surprizë e bukur e këtij kampionati. Nëse të tjerët i bënin llogaritë me skuadrën e Dajës që të luftonte për të mos rënë nga kategoria, ajo gjendet në vendin që të dërgon në Europë. Megjithëse për të shkuar deri atje kërkohet heqja e vendimit për dënimin e marrë. Para kësaj sfide ka folur edhe Daja, teksa ka dhënë edhe një koment epik për përballjen e fundit ndaj Bylisit, duke iu referuar lojës së fortë të kundërshtarit.

“Tirana do të jetë ndeshja e radhës që do të luhet në kampionat. Po kryeson kampionatin dhe ka një kontigjent lojtarësh që ka arritur të dublojë të gjitha pozicionet. Por do të ndeshen me një Skënderbe që ka arritur rezultate të mira në kampionat. Shanset për të fituar janë të barabarta. Do të kemi disa mungesa, teksa Jashanica nuk do të jetë për arsye dëmtimi. Dje erdhi edhe Pollozhani në stërvitje, por është në pankinë.

Ndërsa nuk do të llogarisim edhe Meksin me Ndekin deri në fundin e kampionatit. Të ardhmes nuk i dihet, unë jam trajner i Skënderbeut dhe kam të gjithë futbollistët që luftojnë për këtë ekip. Kur stërvisja Tiranën doja të fitojë kundër të gjithëve, këtë dua edhe tani. Sa i përket arbitrave, nuk duhet të merremi me alibi. Por ata duhet të bëjnë kujdes me lojën e fortë dhe të dhunshme. Nëse do të zbatohej rregullorja Bylisi do të ishte me më pak se 7 lojtarë në fushë”, tha Daja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online