Italia thërret, Valon Berisha “përgjigjet”. Austria është e shkuara, e tashmja është Lacio… E megjithatë, rrënjët nuk harrohen. Kështu, në një letër të postuar në faqen zyrtare në Instagram, mesfushori me tipare sulmuese (25 vjeç), i ka dërguar këtë mesazh ish-klubit Salcburg dhe tifozëve :
“Erdhi momenti për t’i thënë faleminderit Salcburgut. Drejtorit, stafit, trajnerëve që kam pasur vitet e shkuara dhe shokëve të skuadrës, por logjikisht edhe tifozëve që më kanë mbështetur në këto gjashtë vjet. Çdokush nga ju më ka ndihmuar të bëhem një njeri që jam sot, futbollisti i sotëm! Faleminderit, vërtet. Keni qenë familja ime e dytë dhe pjesë e imja. Më keni bërë të ndihem në shtëpi këtu te Salcburgu, si brenda, ashtu edhe jashtë fushe.
Kemi celebruar bashkë shumë trofe dhe shpresoj që ju ta bëni edhe në të ardhmen. Tani më pret një tjetër hap përpara për karrierën time, por ju do të mbeteni në zemrën time. Erdha fëmijë dhe ju përshëndeta si burrë i pjekur, falë jush. Ishin vite të paharrueshme”.