“Me Poloninë dhe Hungarinë shihen vlerat e Shqipërisë“, Gjimshiti veçon “tre luanët“: Me Anglinë, paraqijta më e mirë

Berat Gjimshiti ishte një nga titullarët e Shqipërisë në të treja ndeshjet e zhvilluara gjatë muajit mars. Mbrojtësi i Atalantës ia doli të kryejë me sukses detyrën e tij në prapavijë, duke qenë një siguri për kuqezinjtë. Gjimshiti ka folur për gazetaren Albana Bejko në “Ora News“, ku ka shprehur përshtypjet e tij rreth takimit kundër San Marinos, paraqitjes së tij më të mirë me Kombëtaren në këto 3 ndeshje, si dhe për objektivat në duelet e radhës.

Ndeshja me San Marinon: “Pjesa e parë mendoj se ishte e vështirë, jo sepse na e bëri të vështirë skuadra kundërshtare por vet nuk arritëm të krijojmë raste. Në pjesën e dytë, ishte shumë më ndryshe dhe në fund kanë rëndësi 3 pikët. Besoj që taktikisht, trajneri ndryshoi, luajtëm me 3 sulmues, që shkonte shumë më mire besoj. Kishim më shumë hapësira sepse ata mbuloheshin më mirë në fillim. Pastaj besoj se krijuam shumë raste dhe kemi mundur të bëjmë edhe më shumë gola”.

Paraqitja më e mirë individuale: “Besoj se individualisht besoj se me Anglinë, edhe pse kam bërë disa gabime, ishte ndeshja më e mirë sepse në ndeshjet me Andorrën dhe San marinon nuk kam patur shumë punë në rolin difensiv. Peng për këto 3 ndeshje? Peng ka gjithmonë për t’u përmirësuar kur nuk e arrin kurrë majën, kur nuk ecën më përpara. Janë gjëra për t’u pëmirësuar dhe do të punojmë për të vijuar t’I përmirësojmë.”

Objektivi: “Në këto tre ndeshjet, sigurisht ishin dy që duhet të fitoheshin me Andorrën dhe San Marinon, ndërsa me Anglinë ishte pak më e vështirë. Po prapë besoj që me këto ndeshjet e ardhshme me Poloninë dhe Hungarinë do të shikojmë të marrim maksimumin sepse aty do të shihet vlera e Shqipërisë”, ka deklaruar Berat Gjimshiti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *